20 Janar, 2022 - 12:00 am
Më 4 nëntor 2008, Barack Obama ishte kandidati i parë afro-amerikan që kandidoi për zgjedhjet presidenciale në Amerikë, shkruan KultPlus.
Pas triumfit ndaj kundërshtarit të tij, John McCain, Obama deklaroi se ndryshimi po vjen në Amerikë.
Sllogani i tij Yes We Can (Po Ne Mundemi) u bë i njohur në të gjithë botën.
Obama erdhi në pushtet pas një periudhe shumë të vështirë ekonomike, që preku jo vetëm Shtetet e Bashkuara, por të gjithë botën.
Fokusi kryesor ne muajt e parë të ardhjes në pushtet ishte rimëkëmbja ekonomike pas Krizes së madhe dhe recensionit të viteve 2008-2009. Gjatë 2 vjeçarit të parë u miratua dhe paketa e parë e rimëkëmbjes ekonomike, që stimulonte rimëkëmbjen dhe daljen nga recensioni.
Të tjerë ligje të miratuar ishin: “Ligji i vitit 2009 për rimëkëmbjen dhe ri-investimet Amerikane” dhe “Ligji i vitit 2010 për lehtësimin e taksave, papunsinë dhe hapjen e vendeve të reja të punës” që konsiderohen dhe si 2 sukseset e para të administratës Obama.
Më 9 nëntor 2009 Barack Obamës i akordohet dhe Çmimi Nobel për Paqe me motivimin “për përpjekjet e mëdha për forcimin e mardhëneve ndërkombëtare diplomatike dhe nxitjen e bashkëpunimit midis popujve”.
Obama rizgjidhet për një mandat të dytë në Nëntor të vitit 2012, pasi mundi Republikanin Mitt Romney. /KultPlus.com