12 Nëntor, 2023 - 1:30 pm
Nga Evropa në SHBA, vala antisemite po rritet. Dhe bie në sy kujtimi i Ana Frankut, vogëlushes që u bë simbol i Holokaustit me atë ditar ku i la botës dëshminë dramatike të brutalitetit të persekutimit të hebrenjve, shkruan il messaggero.it.
Një kopsht fëmijësh në një fshat të vogël në Gjermaninë lindore kishte marrë emrin e saj dhe tani ai do të kishte vendosur ta ndryshonte atë. Një ide që ka bërë furtunë në të gjitha mediat gjermane dhe më gjerë, duke detyruar kryebashkiakun e qytetit të vogël në Saksoni-Anhalt të rishikojë vendim.
Andreas Brohm, kryebashkiaku i Tangerheutteil, u përpoq të shpjegonte se ndryshimi nuk ka asnjë lidhje me krizën izraelito-palestineze dhe ishte propozuar tashmë në fillim të këtij viti: ndryshimi ishte propozuar për të “theksuar dukshëm” fillim i ri themelor” që kopshti po përgatit prej 14 muajsh, duke propozuar zëvendësimin e emrit me “Zbuluesit e botës”.
Por as refuzimi i propozimit, i ardhur sot nga bashkia e qytetit, nuk ka mjaftuar për të qetësuar stuhinë. /KultPlus.com