“Në anën e duhur të historisë”, Biblioteka Kombëtare sjell koleksionet që pasqyrojnë Çlirimin e Shqipërisë

21 Nëntor, 2024 - 7:06 pm

Koleksionet e Bibliotekës Kombëtare që pasqyrojnë Çlirimin e Shqipërisë do të jenë në dispozicion të publikut me rastin e Festave të Nëntorit.

“Në anën e duhur të historisë” titullohet aktiviteti që do të organizohet në 27 nëntor, ku do të pasqyrohet Çlirimi i Shqipërisë përmes koleksioneve të Bibliotekës Kombëtare.

Në kuadër të “Vitit Mbarëkombëtar të 80-vjetorit të Çlirimit”, Biblioteka Kombëtare fton qytetarët të shikojnë materialet dhe koleksionet historike që pasqyrojnë momentet kryesore të çlirimit të vendit.

“Një mundësi për të shijuar dhe kuptuar më mirë ngjarjet që kanë formësuar historinë tonë”, thuhet në njoftimin për shtyp./KultPlus.com

Të ngjajshme