15 Qershor, 2024 - 2:32 pm
Sot ishte më shumë se një ngjarje e zakonshme, për institucionet lokale të Komunës së Malishevës dhe qytetarët e sajë e më gjerë në Republikën e Kosovës, ku pas 25 viteve të lirisë së Malishevës, funksionalizohet aeroporti civil në fshatin Banjë.
Në parditën e 15 qershorit, për ta pritur uljen e parë të aeroplanit në të cilin ndodhej, kryetari i Komunës së Malishevës Ekrem Kastrati, kishin dalur, nënkryetari i Komunës së Malishevës, Vesel Krasniqi, drejtorë, këshilltarë, asamblistë dhe shumë qytetarë.
Në një prononcim për media, Kastrati, mes tjerash deklaroi: “25 vjetori i çlirimit të Komunës së Malishevës dhe ditës së dëshmorëve, Malishevën dhe qytetarët e sajë po i gjen me një zhvillim më të lartë ekonomik, me mirëqenie më të mirë familjare, me arsim e shëndetësi, sport e kulturë, me infrastrukturë të zhvilluar, por sot edhe me rifunksionalizimin e aeroportit civil në fshatin Banjë, që për ne dhe qytetarët, do të hapen mundësi të reja ekonomike si dhe të mësimit e aftësimit të kuadrove për pilotë të rinj në mbarë Kosovën, të cilën do ta mundësoi autoshkolla e pilotëve dhe infrastruktura e kapaciteteve njerëzore që do të operacionalizohet shpejt, me këtë rifunksionalizim të aeroportit civil në Banjë”.
Edhe pilotët u shprehen me emocione të veçanta, pasi i veçantë ishte edhe zbarkimi i tyre i parë në tokën malishevase të çliruar e të lirë ku ata dhanë mesazhin falenderues dhe bashkëpunues si dhe lërkuan që edhe nivelet qendrore të jenë më efikase për të investuar në fushën e aviacionit civil, pasi rëndësia e saj është jetike për shtetin tonë’.
Për të mbarëvajtur gjithçka simbas planit, ishin të angazhuara edhe policia e Kosovës, stacioni në Malishevë, njësia e zjarrfikësve dhe QKMF- ja në Malishevë.