6 Qershor, 2021 - 8:28 pm
Një memorial britanik, me pamje nga plazhet e zbarkimit, u inaugurua sot në Ver-sur-Mer, në Normandi, nën tingujt e instrumenteve muzikorë dhe në prani të ministrit francez të Forcave të Armatosura, Florence Parly.
Ky memorial është një nderim për 22 442 burrat dhe gratë që humbën jetën nën komandën britanike në 1944 në Normandi për të çliruar Europën.
Britania u përfaqësua nga ambasadori i saj në Francë, Edward Llewellyn.
Princi Charles dërgoi me këtë rast një mesazh me video për të përshëndetur kujtimin e burrave dhe grave që u vranë gjatë zbarkimit më 6 qershor 1944.
“Tingujt e instrumenteve muzikorë shoqëronin vendosjen e kurorave ndërkohë që patrulla e Francës fluturoi dy herë mbi këtë qendër”, bëri të ditur prefektura e rajonit normand të Calvados.
“Avionët që datojnë që nga zbarkimi fluturuan gjithashtu gjatë ceremonisë që zgjati rreth 1 orë e 15 minuta”, shtoi i njëjti burim.
“Tridhjetë e tetë kombësi kanë zbarkuar nën komandën britanike”, theksoi Steven Dean, menaxher i projektit.
Midis tyre janë 177 francezët e komandos Kieffer./atsh/ KultPlus.com