5 Shtator, 2021 - 10:28 pm
Për gati 500 vjet, burrat në një ishull të vogël peruan kanë joshur partneret e tyre duke thurur kapelat tradicionale të Andeve.
Në Taquile, aftësitë e një burri nuk maten me aftësinë e tij për të gjuajtur ose peshkuar, por me atë për të thurur dhe qëndisur. Taquile është i famshëm për tekstilet dhe veshjet e tij. Gratë kujdesen për delet dhe sigurojnë leshin, ndërsa burrat janë ata që ekskluzivisht prodhojnë veshjet dhe kapelat. Përmes tyre, burrat mund të shfaqin kreativitetin që kanë.
Banorët e këtij ishulli ishin relativisht të shkëputur nga kontinenti deri në vitet 1950 dhe izolimi i ishullit ka ndihmuar në mbajtjen e paprekur të kësaj trashëgimie dhe mënyrës së tyre të jetesës. Vendasit i përmbahen kodit Inca të “Ama sua, ama llulla, ama qhilla”, (“Mos vidh, mos gënje, mos u bëj dembel”).
Në 2005, arti tekstil i Taquile u vlerësua edhe nga UNESCO që e cilësoi atë një Trashëgimi Kulturore Jomateriale të Njerëzimit. Alejandro Flores Huatta është një nga shtatë burrat në ishull të njohur si “Mjeshtrat e Tekstileve”, së bashku me presidentin e ishullit, Juan Quispe Huatta. Ata kanë mësuar të thurin chullo-n simbolike (një kapelë e gjatë tipike e Andeve) që të vegjël, nga baballarët apo gjyshërit e tyre, duke përdorur gjembat e një kaktusi si gjilpëra thurjeje.
Djemtë e ishullit mësohen të thurin në moshën 5 ose 6-vjeçare dhe kjo trashëgohet nga njëri mashkull te tjetri. Thurja e Chullo-ve gjithashtu luan një rol kyç në bashkimin e çifteve të reja. Burrat zgjidhen nga bashkëshortet e tyre, bazuar në aftësinë për të thurur me sukses një kapelë me gjilpëra të vogla. Cilësia e thurjes së Chullo-ve testohet duke parë a mund të depërtohen nga uji dhe kjo vlerësohet nga vjehrrat e mundshme kandidate.
Banesa me një peizazh baritor, burra me kapele kashte duke hipur në karroca me kuaj, mund të duken si elemente të kohëve të kaluara në Midwest-in amerikan. Në fakt, ky stil jetese ende vazhdon të ruhet në Belize, në Amerikën Qendrore, ku një komunitet i mbyllur protestant prej 12 000 vetash, shmangin teknologjinë moderne dhe në disa raste edhe energjinë elektrike. /konica/ KultPlus.com