1 Gusht, 2020 - 1:35 pm
Flamuri më i madh i Zvicrës është shpalosur sërish edhe këtë vit për nder të 1 Gushtit në pjesën ballore të shkëmbit të malit Säntis, në Zvicrën lindore.
Flamuri është dërguar në mal të mërkurën në mbrëmje duke përdorur gondolën (teleferikun e madh). Pastaj flamuri që peshon 750 kilogramë është hedhur në anën ballore të shkëmbit.
Përafërsisht 20 punëtorë kanë ndihmuar në vendosjen e flamurit. “Njerëzit e përfshirë në këtë projekt i janë dhënë me shumë pasion kësaj pune”, thotë për hallowil.ch Rosie Forrer, menaxhere e projektit të flamurit zviceran në Säntis. Një nga vështirësitë ishte shpalosja e saktë e flamurit. Të kujtojmë, bëhet fjalë për flamurin me dinensione 80X80 metra.
Ndërkaq, si zakonisht, sfida më e madhe është moti. Këtë vit punëtorët ndjehen të bekuar me motin e mirë që i përcolli gjatë vendosjes së flamurit. “Këtë vit do të jetë e vështirë të çmontohet këtë vit sepse moti duhet të ndryshojë për të keq pas festës kombëtare”, ka thënë Forrer. /albinfo/ KultPlus.com