20 Tetor, 2019 - 5:00 pm
Ministri i Shtetit dhe Diasporës, Pandeli Majko, ka njoftuar se edhe këtë vit në SHBA do të zhvillohet edicioni i 29-të i Festivalit Shqiptar nën organizimin e Qendrës Kulturore “Nëna Terezë”, shkruan KulPlus.com
“Në New York, SHBA do të zhvillohet edicioni i 29-të i Festivalit Shqiptar, i organizuar nga Qendra Kulturore Nëna Terezë.
Ky është një festival i cili mbledh rreth tre mijë pjesëmarrës, qëllimi i të cilit është pasqyrimi i traditës dhe kulturë shqiptare”, ka shkruar Majko në Facebook.