1 Prill, 2022 - 10:45 pm
Në Novi Sad të Serbisë, monumenti i poetit ukrainas, Taras Shevchenko është vandalizuar, përcjell KultPlus.
Mbi bustin e poetit Shevchenko, është vendosur simboli Z, i cili është bërë sinonim i pushtimit dhe agresionit rus në Ukrainë.
Megjithatë, simboli i vendosur, është fshirë më pas nga disa vullnetarë.
Serbia është kritikuar vazhdimisht për qasjen e saj pro-ruse në kohën kur e gjithë bota po e dënon dhe po e sanksionin Rusinë për veprimet e saj në Ukrainë.
Në fillimin e luftës, pati edhe një marsh pro-rus në mes të Beogradit. / KultPlus.com
#Serbia, Novi Sad. Monument to #Ukrainian poet Taras Shevchenko. Volunteers washed off the #Russian swastika painted by vandals. pic.twitter.com/VOTDYQUzsy
— NEXTA (@nexta_tv) April 1, 2022