9 Janar, 2024 - 5:07 pm
Nga Albert VatajNisja fatkob nga brigjet e Vlorës së një gomoneje me 31 persona në bord, me synim brigjet italiane, më 9 janar 2004, pati fund të ngjashëm tragjik me të tjera ngulme, ku ata që në përpjekje për të ndjekur ëndrrat ranë në grackën e fatit fatal.Ata u nisën asaj mbrëmje nga brigjet e Vlorës, për një jetë më të mirë, por një fund tragjik do të shkruante me gjuhën e tmerrit minutat dhe orët e agonisë në dallgët e detit që i përpiu.Përshpirtje dhe përunjësi sot në përvjetorin e ëndrrës së 28 personave që u kthye në tragjedi, kur gomonia me të cilin ata udhëtonin mbytet pranë gadishullit të Karaburunit. Ata 28 njerëz të cilët duke dashur të blejnë një të nesërme më të mirë, paguan atë vdekjen e tyre të trishtë, duke u nisur nga Shkodra me mjetet e rastit dhe duke u kthyer në atë qytet në arkivolë. E gjithë Shkodra i priti me hidhërim dhe lot, e gjithë Shqipëria u trondit.Ëndrra e ndaluar e Italisë ia doli të vrasë përsëri në një natë furtune me erën që frynte si e çmendur dhe temperaturat nën zero. Pas 16 muajsh “paqeje” që po ashtu i ngjanin ëndrrës, trafikantët i ndezën sërish motorët e gomoneve. Në udhëtimin e saj të parë, që nisi mbrëmjen e 9 janarit nga bregdeti i Vlorës, një gomone 12 metra e gjatë me 31 persona në bord mbeti në kurth, aty mes dallgëve.Njëzet nga udhëtarët e saj, – 17 burra dhe 3 gra – u gjetën mëngjesin e 10 janarit nga një helikopter i NATO-s së ushtrisë italiane: të ngërthyer njëri pranë tjetrit, në një pellg uji të kripur dhe benzine, vdekur nga të ftohtit. Njëmbëdhjetë të tjetërt shpëtuan. Ishin në grahmat e fundit, por ishin gjallë. Mes tyre edhe dy skafistët, që u arrestuan menjëherë së bashku me disa funksionarë të lartë shtetërorë shqiptarë, e që akuzohen tashmë si shkaktarët e tragjedisë.Alarmi i parë u dha në mbrëmjen e 9 janarit, kur një telefonatë nga Shkodra i sinjalizon policisë një avari në gjirin e Vlorës. Deti me dallgët pothuaj 5 metra të larta, i pengoi mjetet e shpëtimit të mbërrinin në vendngjarje. Të paktën kështu u tha. U tha edhe që forcat e rendit vetëm pak orë më parë ishin sinjalizuar për një tjetër gomone, të ngarkuar me drogë, që ishte nisur po ashtu nga bregdeti i Jonit. U mendua se bëhej fjalë për të njëjtën gomone.Por sinjalizimet vazhduan, deri në një thirrje dramatike që u lëshua nga një celular, pikërisht nga bordi i gomones. Drejtpërsëdrejti në kanalin televiziv Top Channel, një nga skafistët kërkonte ndihmë. Nën një emocion të drejtpërdrejtë mijëra shqiptarë ndalën frymën. U thirrën për ndihmë italianët dhe grekët. Nga Durrësi u nis një motobarkë e kalibrit të rëndë, ndërsa nga baza e Nato-s në Brindizi u ngrit një helikopter. Në detin që nuk desh të qetësohej dhe erën me një fuqi deri në 50 nyje, kërkimet përfunduan vetëm mëngjesin e së nesërmes.Rreth orës 8.45 pilotët kanë dalluar më në fund gomonen me të mbijetuarit. Më pas, përmes mjergullës që mbulonte atë pjesë të detit, zbuluan se nën këmbët e atyre që shkundnin duar e këmbë e ulërinin për të kërkuar ndihmë, qëndronte një kapicë kufomash. Për ta ndihma kish mbërritur me vonesë. Përmasa e tragjedisë u rrok vetëm në orët e para të pasdites, kur gomonia me ngarkesën makabre u rimorkiua deri në bazën ushtarake të Sazanit. Njëzet shqiptarët, përpara se të vdisnin të cfilitur nga uji dhe thëllimi, ishin mbërthyer me dëshpërim në litarët që përshkonin gomonen për të shmangur rënien në det.Mes trupave pluskonin çanta, valixhe, qese plastike të mbushura me sende pesonale: fërtele kujtimesh. Gomonia, pothuaj fringo e re ishte blerë në Greqi vetëm pak ditë të shkuara. Dy motorët e fuqishëm me siguri janë shkrirë gjatë përpjekjeve për të lundruar me një ngarkesë aq të rëndë në mes të një stuhie detare.Vdekje e llahtarshmePër disa prej tyre vdekja ka mbërritur brenda pak minutash. Të tjetrët, duke kërcitur dhëmbët, i kanë parë tek vdisnin pa mundur të bëjnë dot asgjë. Ata që mbetën, kanë shpëtuar për mrekulli. “Mjaftojnë edhe dhjetë minuta për të vdekur kaq tragjikisht”, shpjegon Paolo Arbareli, drejtor i Institutit të Mjeksisë ligjore në Universitetin “La Sapienza” në Romë.Gomonia ka nisur të ketë probleme të premten pasdite. Në më pak se 12 orë kanë vdekur njëzet vetë, çfarë ka ndodhur me ta?“Rezistenca e njeriut ndaj të ftohtit është e ndryshme jashtë ujit dhe brenda ujit. Temperatura e detit ulet aq shumë sa mund të vrasë brenda një kohe të shkurtër”E megjithatë në disa raste ndokush ia ka dalë të mbijetojë edhe pas 48 orësh në kushte të ngjashmë .“Po, por ka qenë me siguri një stinë tjetër, uji ka qenë më i ngrohtë. Të kacavjerrë në trugje a copa dërrasash, shumë ia kanë dalë të qëndrojnë edhe dy ditë e dy net me radhë. Por në këtë rast, edhe në stere temperatura ka qenë nën zero. Uji dhe i ftohti së bashku janë fatalë.”Deri në ç’temperaturë mund të durojë njeriu në këto kushte?“Në përgjithësi deri në 10-12 gradë nën temperaturën e trupit. I rezistojmë më shumë megjithatë të ftohtit në të thatë se atij në ujë apo në dëborë”.