24 Shkurt, 2023 - 1:04 pm
Komuna e Prishtinës ka mbajtur sot seancë solemne në mbështetje të popullit të ukrainës. Kjo mbledhje erdhi në njëvjetorin e luftës në Ukrainë.
Seanca nisi me një minutë heshtje në nderim të viktimave të Ukrainës, ndërsa u kërkua që bashkësia ndërkombëtare ta ndihmojë këtë shtet.
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, përshëndeti përzemërsisht gazetarët ukrainas që janë duke u strehuar në Kosovë teksa shtoi se është kënaqësi që kryeqyteti të jetë vend nikoqir për ta.
“Është kënaqësi e jashtëzakonshme që kryeqyteti është nikoqir i këtij grupi të gazetarëve ukrainas që po kalojnë një gjendje të rëndë si pasojë e Rusisë. Ky agresion ka sjell dhimbje, dëbim e edhe viktima nga Ukraina ku miliona ukrainas kanë ikur nga vendi i tyre për t’i ikur luftës”, u shpreh Rama.
Gjithashtu, në këtë ditë, u lëshuan edhe pëllumba si simbol i paqes, lirisë dhe drejtësisë.
I pari i kryeqyetit, Përparim Rama ëhstë shprehur se në këtë ditë nderojmë qëndresën, trimërinë e popullit ukrainas.
“365 ditë!
Nderojmë një vit qëndrese, trimërie dhe njerëzimi.
Një vit i Ukrainës së bashkuar.
Një vit i atyre që e bënë realitet besimin dhe shpresën.
U bashkuam sot në Kuvendin Komunal të Kryeqytetit, ku me prezencën e tyre na nderuan edhe Ambasadori i , Sh.T.Z Jeff Hovenier, Përfaqësuesi Special i , z. Tomáš Szunyog, Ambasadori , Sh.T.Z Jörn Rohde dhe gazetarët e rezident në , për të shprehur mbështetjen tonë për popullin e Ukrainës.
#Prishtina qëndron me Ukrainën!
Për paqen. Për lirinë. Për drejtësinë!
JEMI ME JU!”, shkruan Rama. / KultPlus.com