27 Dhjetor, 2021 - 11:00 am
Cirku Kombëtar si çdo prag festash është gjithmonë pranë fëmijëve.
Artistët e Cirkut Kombëtar ishin pranë të fëmijëve të shtëpisë “Zyber Hallulli” në Tiranë, për të dhuruar gëzim dhe atmosferë në prag të festave të Fundvitit.
Në Qendrën Multifunksionale TEN artistët e cirkut performuan numra të ndryshëm shpejtësie dhe akrobatike duke krijuar një atmosferë festive dhe argëtimi për fëmijët e shtëpisë “Zyber Hallulli”.
Ata ndanë dhe plot dhurata nga Babagjyshi për festat e Fundvitit./atsh/KultPlus.com