Në Qendrën Korrektuese në Lipjan, certifikohen pesë gra në punimet e filigranit

19 Janar, 2023 - 2:40 pm

Ministrja e Ministrisë së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, sot ishte e pranishme në Qendrën Korrektuese në Lipjan, në ceremoninë e certifikimit të 5 grave në punimet e filigranit.

Sipas ministres Haxhiu, qëllimi parësor i institucioneve korrektuese është rehabilitimi i qytetarëve që janë në konflikt me ligjin prandaj certifikimi i grave sot është dëshmi se ky qëllim për rehabilitim dhe aftësim është një hap më shumë drejt përmbushjes së tij.

“Këto trajnime do t’ju ndihmojnë grave që të aftësohen profesionalisht si gjatë kohës brenda në institucion, ashtu edhe pas përfundimit të dënimeve më vonë.

Gratë e dëshmojnë që janë punëtore në çfarëdo ambienti kudo që ato ndodhen.

Faleminderit organizatës HELP për mbështetjen”, shkruan Haxhiu. / KultPlus.com

Të ngjajshme