22 Gusht, 2019 - 10:35 am
Suksesi i studentëve shqiptarë i të gjitha niveleve dhe moshave nuk ka të ndalur. Arritja e Teuta Mulliqi Kabashit është një sukses, ndër të rrallët, që e nderon komunitetin shqiptaro-amerikan, si studente, si mjeke, si bashkëshorte, si nënë e dalluar e dy fëmijëve, tashmë te integruar plotesisht në jetën amerikane, si kontabilistë te sukseshëm, Pellumbit dhe Lumit dhe si gjyshe e Rron Kabashit, njëvjeçar.
Dr. Teuta Mulliqi Kabashi e cila i kreu studimet në Universitetin e Prishtinës dhe specializimin në Tiranë, punoi me vite të tëra në QKUK si specialiste për gjinekologji dhe obstretikë. Ajo ishte e angazhuar para luftës si voluntere në Shoqatën Nena Tereze në Prishtinë, ndërsa gjatë luftës në Kilinikën gjinekologjike në Veleshtë, ku edhe punoi me orë të zgjatura, duke mbikëqyrur dhe kryer lindjet e nënave shqiptare të dëbuara me dhunë nga Kosova, si dhe nenave shqiptare nga rrethina e Veleshtës, prej nga shkoi në Michigan, SHBA.
Menjëherë pas luftës me instalimin e forcave shumëkombëshe të NATO-s në Kosovë, ajo vendosi të këthehet nga SHBA, duke vazhduar punën si specialiste e gjinekologjisë dhe obstretikës ne QKUK, ku edhe kishte punuar para luftës. Puna e saj humanitare dhe edukative ishte e pandarë, njëra nga tjetra. Ajo kontribuoi edhe në ngritjen e sistemit paralel arsimor në Kosovë, duke dhënë mësim, disa lendë, në shkollën profesionale të infermerisë. Nga duart e saj engjëllore të specialistit lindën shumë femijë shqiptarë. Rrugëtimi i saj studimor dhe shkencor nuk u ndal me kaq, ajo vazhdoi punën në spitalin prestigjioz në Naples, Florida. Pas një pune të angazhuar të shkollimit të mëtejmë, ajo tejkaloi me punë te perditshme studimore të gjitha barrierat gjuhësore, profesionale dhe akademike.
Pas kryerjes së masterit në shkencat mjekësore, në Florida, përkrah punës në spital vazhdoi edhe si mesimdhënëse në kolegjin e Naples. Nuk u kënaq me kaqë, ajo vazhdoi karrierën e saj akademike duke arritur gradën më të lartë akademike Dr. e shkencave të shëndetësisë në Universitetin NSU në Fort Landerdale. Përndryshe Universiteti i NV Juglindor (NSU ose, jozyrtarisht, “Nova”) është një ndër universitet private prestigjioze me kampusin e tij kryesor në Davie, Florida.Universiteti përbëhet nga 18 kolegje dhe shkolla që ofrojnë mbi 150 programe studimi.
Universiteti ofron gradë profesionale në shkencat sociale, juridik, biznes, mjekësi, farmaci, stomatologji, optometri, terapi fizike, arsim, terapi profesionale dhe infermieri.
NSU është klasifikuar si një Universitet i angazhuar i studimeve te larta nga Fondacioni Carnegie për Përparimin e Mësimdhënies. Universiteti është akredituar nga Shoqata Jugore e Kolegjeve dhe Shkollave dhe gjithashtu ka një akreditim të specializimeve te shumta shtesë për kolegjet dhe programet e saj. / KultPlus.com