19 Shtator, 2020 - 3:56 pm
Është bërë e ditur se në Namur të Belgjikës ka startuar sërish mësimi i gjuhës shqipe në shkollën “Faik Konica”.
Shoqata “Nënë Tereza” dhe shkolla “Faik Konica” për mësimin e gjuhës dhe kulturës shqiptare në Namur të Belgjikës lajmërojnë fillimin e vitit të ri shkollor 2020-2021 dhe oraret përkatëse të zhvillimit të mësimdhënies.
Duke ndjekur organizimin e shkollave belge, klasat e ofruara janë për të gjitha moshat, të ndara sipas niveleve. Mësimi kryhet nga mësues të diplomuar në lëndët përkatëse dhe me përvojë në mësimdhënie.
Qendra e Botimeve për Diasporën ka dërguar falas 403 tekste shkollore dhe të mësimit plotësues për të mbështetur mësimdhënien e gjuhës dhe kulturës shqiptare në Belgjikë. /albinfo/ KultPlus.com