1 Gusht, 2020 - 10:57 pm
Policia ka ndërprerë sot pasdite një festë në shkollën “Gjin Gazulli” në Prishtinë.
Kjo festë ishte surprizë dhe ishte organizuar për drejtoreshën e kësaj shkolle e cila ka dalë në pension dhe kishte dhe ditëlindjen.
Stafi i kësaj shkolle ishte mbledhur duke mos respektuar vendimin e qeverisë për të iu shmangur tubimeve, raporton Klan Kosova.
Pjesëmarrësit i janë bindur urdhrit të policisë dhe janë larguar menjëherë.