1 Qershor, 2022 - 10:45 am
Në oborrin e Shtëpisë së Bardhë, ndodhet edhe ‘Parku i Presidentit’, ku aty gjendet një kopsht me perime të shumta, që mbillen zakonisht nga Zonjat e para të shtetit Amerikan.
Që nga viti 1800 në oborrin e Shtëpisë së Bardhë, ekziston një kopsht ku mbillen perime. Presidenti i dytë i Shteteve të Bashkuara John Adams dhe zonja e parë Abigail Adams, kishin rritur frutat dhe perimet, për të ushqyer familjen e tyre, në vend që të blinin prodhime në tregun lokal.
Pasi presidenti Adams mbolli kopshtin e parë, më pas edhe ish-presidentët që jetonin dhe që jetojnë në Shtëpinë e Bardhë, vazhduan dhe vazhdojnë të mbjellin kopshtet e tyre.
Familja Obama mbolli një kopsht perimesh 1100 metra katrorë, në lëndinën jugore të Shtëpisë së Bardhë më 20 mars 2009, transmeton Metro.
Aty ishin mbjellur rreth 55 lloje perimesh dhe frutash për ushqim për familjen Obama dhe për të ftuarit.
Perimet e rritura përfshinin rukolën, koriandër, domate, speca djegës, qepë, spinaq, lakër jeshile, manaferra, shalqi, dhe marule, etj.
Për këtë kopsht janë përgjegjës Zonja e Parë dhe hortikulturuesi i Shtëpisë së Bardhë, si dhe përfshihen edhe një ekip kuzhinierësh e disa nxënës nga një shkollë në Washington.
Aktualisht kopshti në Shtëpinë e Bardhë mbikëqyret nga Zonja e Parë, Jill Biden. Edhe aty ajo ka të mbjellur perime të ndryshme, ku edhe në vitin 2021 i kishte dërguar perime gruas së Presidentit Barack Obama, Michelle. /Metro / KultPlus.com