11 Dhjetor, 2019 - 2:19 pm
Komuna e Prishtinës përmes një postimi në facebook ka bërë të ditur se në Trafikun Urban është punësuar një anëtar i Shoqatës Down Syndrome.
“Hapja dhe ofrimi i mundësive, si dhe gjithëpërfshirja e kategorive të ndryshme në shoqëri, kontribon në emancipimin e shoqërisë në përgjithësi. Aldi, 23 vjeçar, është anëtar i Shoqatës Down Syndrome”, thuhet në njoftim.
Komuna thotë se ai ka filluar punën në ndërmarrjen “Trafiku Urban” ku e mban evidencën në hyrje-dalje të ndërmarrjes gjatë orarit të rregullt prej 08:00 -16:00.
“Përgëzojmë ndërmarrjen “Trafiku Urban” për mundësinë e ofruar dhe Aldit i urojmë suksese e punë të mbarë!”, përfundon njoftimi. / KultPlus.com