10 Dhjetor, 2021 - 9:23 am
Çmimi Nobel është mirënjohje që ju ndahet nga Shoqëria Nobel, shkencëtarëve dhe personave që kontribojnë në shkencë dhe zhvillimin kulturor të njerëzimit, transmeton KultPlus.
Ky çmim është ndarë për herë të parë më datë 10 dhjetor në vitin 1901, në atë kohë Sully Prudhomme e fitonte çmimin e parë për Letërsi.
Përgjatë 120 viteve, njerëz nga fusha të ndryshme kanë arritur që përmes kontributit të tyre në disa fusha, të fitojnë çmime të ndryshme të Nobelit.
Fizikë, Kimi, Fiziologji dhe Medicinë, Letërsi dhe paqe janë pikërisht fushat ku edhe ndahet ky çmim. /KultPlus.com