2 Qershor, 2020 - 4:27 pm
Në ish-epiqendrën e koronavirusit janë testuar deri më tani 9.9 milion banorë dhe asnjë rast i ri nuk është konfirmuar. Komisioni i Shëndetit në Wuhan njoftoi të martën se kishte kryer teste në 9.9 milion banorë dhe se nuk u gjet asnjë rast i ri me koronavirus.
“Nga 14 maji deri në përfundim të 1 qershorit, 1, 9,899,828 personave në Wuhan u janë bërë teste të acidit nukleik,” u shpreh Lu Zuxun, nga Shoqata Kineze e Mjekësisë Parandaluese në një konferencë për mediat.
Lu deklaroi se asnjë rast i ri nuk është gjetur si rezultat i testeve masive bë qytete, por gjithsesi shtoi se janë zbuluar 300 persona asimptomatikë. Kina nuk i numëron si të infektuar personat që janë pa simptoma.
“Deri më tani, proporcioni i rasteve asimtomatike në Wuhan është ekstremisht i ulët në të gjithë popullatën, dhe asnjë rast asimtomatik që të ketë infektuar ndonjë person tjetër nuk është gjetur,” shtoi ai.
Sipas Hu Yabo, nënkryetari i Wuhan-it, qyteti shpenzoi rreth 126 milion dollarë për fushatën e testimit. /KultPlus.com