28 Tetor, 2024 - 5:03 pm
Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka njoftuar se në Zym të Hasit u mbajt edicioni i 53-të i “Takimeve të Gjeçovit,” për të nderuar 150-vjetorin e lindjes së Shtjefën Gjeçovit, një nga figurat kyçe të kulturës sonë kombëtare.
Sipas njoftimit të MKRS-së, çmimi kryesor “Unaza e Katit” iu nda regjisores Vera Grabocka, ndërsa u zhvilluan edhe aktivitete të shumta si ekspozita e artistit Liman Cakaj, “Ditët e Diasporës” dhe “Festivali i Bukës,” duke kremtuar traditat lokale.
I pranishëm në këtë manifestim që bashkon artin, kulturën dhe historinë shqiptare ishte edhe ministri Çeku.