11 Mars, 2021 - 10:28 am
Një nënë nga Podujeva ka sulmuar fizikisht fëmiun e saj, duke e bërë për spital.
Rastin e ka konfirmuar Policia e Kosovës, përmes raportit 24 orësh.
Sipas policisë, viktima është dërguar fillimisht në emergjencën e Podujevës, e më pas në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës.
“Podujevë, 10.03.2021 – 11:30. Raportohet se e dyshuara femër kosovare ka sulmuar fizikisht fëmiun e saj viktimën kosovar. Viktima nga babai është dërguar fillimisht në emergjencën e Podujevës, e me pas në QKUK për tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raport. /Express / KultPlus.com