7 Gusht, 2019 - 12:00 pm
Motive thuajse letrare
Në Kanada, një burrë i moshuar u arrestua për vjedhje të bukës
dhe u dërgua në gjyq.
Plaku e pranoi fajin dhe rrëfeu.
“Unë isha shumë i uritur, gati sa vdiqa nga uria.”
Gjykatësi vendosi:
“Ju e dini që keni bërë vjedhje, dhe unë po ju
porosis që të paguani dhjetë dollarë kompensim. Unë e di që ju nuk mund ti
paguani këto para, kështu që unë do të paguaj për ju. “
Të gjithë në sallën e gjyqit heshtën, gjykatësi mori dhjetë dollarë nga xhepi dhe kërkoi që të merren në thesar si kompensim për dënimin e plakut.
Pastaj u ngrit në këmbë dhe iu drejtua sallës: “Ju të gjithë jeni fajtorë, dhe secili prej jush duhet të paguajë nga dhjetë dollarë për ju, sepse jetoni në një qytet ku një i moshuar detyrohet të vjedhë që të mos vdes nga uria.
Në sallën e gjyqit u mblodhën 480 dollarë dhe paratë e mbledhura gjykatësi ia dorëzoi plakut.
Dhe gjykatësi shtoi
“Nëse në një qytet ku jetojnë njerëz të civilizuar shihni të varfër, atëherë dijeni që pushtetarët e këtij qyteti vjedhin pronat e njerëzve.” / KultPlus.com