16 Nëntor, 2022 - 4:30 pm
Më 17 nëntor në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës do të fillojë punimet Konferenca Ndërkombëtare “Arkeologjia e Ballkanit”, shkruan KultPlus.
Ministria e Kulturës njofton se kjo ngjarje do të fillojë nga ora 9:00, derisa një fjalë përshëndetëse do ta ketë Ministri i Kulturës Hajrulla Çeku, dhe U.D. Rektori i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”.
Në këtë konferencë do të diskutohet për të dhënat kronologjike dhe kulturore mbi procesin e neolitizimit në Shqipëri, e deri te Peizazhet e fortifikuara në Shqipërinë qendrore dhe juglindore: një projekt kërkimi dhe studimi.
Konferenca do të zgjasë 3 ditë. /KultPlus.com