Nesër mbahen homazhet për nënoficerin e FSK-së, Besim Bajraktari

19 Janar, 2022 - 8:15 pm

Ka vdekur nënoficeri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Besim Bajraktari.

Ministria ka njoftuar se homazhet nga njësitë e FSK-së, do të mbahen në Kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë, me datë 20.01.2022 në ora 10:00, ndërsa ceremonia e varrimi do të bëhet në ora 14:00 në varrezat e fshatit Batllavë, në Podujevë.

Njoftimi i plotë:

Njoftojmë të gjithë pjesëtarët e FSK-së dhe të Ministrisë së Mbrojtjes, se nga një sëmundje e rëndë ka ndërruar jetë nënoficeri i lartë i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Rreshterë i parë Besim Bajraktari.
Homazhet nga njësitë e FSK-së, do të mbahen në Kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë, me datë 20.01.2022 në ora 10:00, ndërsa ceremonia e varrimi do të bëhet në ora 14:00 në varrezat e fshatit Batllavë, Komuna e Podujevës.
Homazhet në Kazermë nuk janë të hapura për publikun.

Besim Bajraktari ka lindur më 23 Janar 1973 në fshatin Batllavë , Komuna e Podujevës. Ka qenë pjesëtar i UÇK-së, në Komandën e Zonës Operative të Llapit, pas transformimit të UÇK-së ka shërbyer në Shtabin e Përgjithshëm në Trupat Mbrojtëse të Kosovës, dhe që nga themelimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës ka kryer detyra dhe pozita të larta të nënoficerit: Në Brigadën e Reagimit të Shpejtë, Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes dhe vdekja e ndau në pozitën e nënoficerit të lartë në Departamentin e Operacioneve dhe Trajnimeve në Shtabin e Përgjithshëm të FSK-së.
Pas vetës la bashkëshorten dhe tre vajza. / KultPlus.com

Të ngjajshme