Nesër mbahet diskutimi “Kontributi i Grave Queer në Kauzën Feministe”

12 Mars, 2025 - 10:03 pm

Të enjten, me datë 13 mars, duke filluar nga ora 17:00, do të mbahet diskutimi “Kontributi i Grave Queer në Kauzën Feministe”.

Në këtë diskutim, që do të mbahet në Bubble Pub, do të jetë në qendër të vëmendjes roli dhe kontributi i grave në kauzën feministe.

Në panel do të jenë aktivistja Rajmonda Sylbije, regjisorja Arlinda Morina dhe gazetarja Dafina Halili.

“Ky event organizohet nga Indefinite Institute në partneritet me CEL Kosova, në kuadër të projektit Women’s History Month, pjesë e fushatës ndërkombëtare #AccelerateAction  – International Women’s Day 2025″, thuhet në njoftim./KultPlus.com

Të ngjajshme