7 Nëntor, 2019 - 10:08 pm
Në Kuadër të Seminarit të Antropologjisë 2019-2020 nesër do të ligjërojë Nora Visoka-Weller, doktorante në Departamentin e Arkeologjisë në Universitetin e Cambridge-it, shkruan KultPlus.
Hulumtimi i saj fokusohet në praktikat më të mira të mbrojtjes, ruajtjes dhe menaxhimit të trashëgimisë kulturore, me theks në mjediset shoqërore.
Ajo më parë ka punuar si hulumtuese në Qendrën Ndërkombëtare për Drejtësi Trazicionale në Afrikën e Jugut. Weller punoi edhe si këshilltare e Kombeve të Bashkuara.
Nora Weller ka marrë vlerësime nga Departamenti i Shtetit (SHBA) si dhe nga Kombet e Bashkuara për kontributin e saj në parandalimin e konfliktit gjatë luftës në Kosovë. Ajo u nominua për cmimin prestigjioz “Gruaja më frymëzuese 2017” nga Global Women’s Network London. /KultPlus.com