Nesër nënshkruhet memorandum mbi memorializimin e fëmijëve të vrarë gjatë luftës në Kosovë

15 Mars, 2023 - 4:30 pm

Nesër, në kabinetin e ministrit, do të nënshkruhet memorandum mes Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS) dhe Universitetit të Prishtinës (UP), i cili ka për qëllim konsultimin dhe hartimin e dokumentit narrativ mbi memorializimin e fëmijëve të vrarë gjatë luftës 1998-1999 në Kosovë.

Memorandumi do të nënshkruhet nga Ministri Hajrulla Çeku dhe Rektori Qerim Qerimi.

Ngjarja do të mbahet nesër, më datë 16 mars, në ora 10:00. / KultPlus.com

Të ngjajshme