Netflix së shpejti edhe me rrjet social

12 Maj, 2021 - 11:46 pm

Lista të personalizuara të programeve televizive? Faqe të kujtesës së serialeve specifike? Këto janë të gjitha idetë që po shqyrton platforma “Netflix”për “N- Plus”, një projekt të cilin ajo e përshkruan si një “hapësirë ​​të ardhshme në internet, ku ju mund të mësoni më shumë rreth shfaqjeve të Netflix dhe gjërave që lidhen me to”.

Në një sondazh dërguar përdoruesve, “Netflix” kërkoi reagimin e tyre për një gamë të gjerë tiparesh të platformës dhe përmbajtjes së saj, përfshirë podcast-et, lista programesh të krijuara nga vetë përdoruesit etj.

“N-Plus është një hapësirë ​​e ardhshme në internet, ku ju mund të mësoni më shumë rreth programeve të Netflix që ju i doni si dhe gjithçka rreth tyre”- mund t`i lexoni në sondazh. Një tipar i përmendur është aftësia për të krijuar dhe ndarë listat e personalizuara të programeve, në mënyrë që përdoruesit e N-Plus të ndërtojnë teorikisht listat e shfaqjeve të tyre të preferuara televizive dhe t’i postojnë ato në internet, apo t’i ndajnë ato me miqtë.

“Nëse shikuesit nuk janë anëtarë të platformës, ata mund të shohin vetëm një trailer të vetë shfaqjes”-thuhet në sondazhin e kryer. Ndërkohë,Netflix po merr në konsideratëpërdorimin e N-Plus për të ndikuar në zhvillimin e shfaqjeve të tij televizive.

Në fakt, një nga pyetjet e bëra përdoruesve, është se si do ta vlerësonin ata mundësinë e përdorimit të N-Plus për “t’u njohur me një shfaqje të planifikuar (para realizimit të saj) dhe për të ndikuar në zhvillimin e saj me reagime përpara se të përfundojnë xhirimet”.

Megjithatë, për momentin nuk dihet nëse e gjithë kjo do ta realizohet ndonjëherë, dhe nëse po në formën aktuale. Në fakt, kompania është e njohur për testimin e vazhdueshëm të opsioneve dhe produkteve të reja, disa prej të cilave nuk kanë qenë kurrë pjesë e tregut të gjerë. /bota.al/ KultPlus.com

Të ngjajshme