24 Maj, 2020 - 2:30 pm
Netflixi ka njoftuar se do të fillojë t’i anulojë llogaritë që nuk kanë shikuar ndonjë gjë nëpërmjet kësaj platforme për më tepër se një vit, por që prapë kanë qenë duke paguar pagesën e abonimit, shkruan BBC.
Gjiganti ka thënë se qindramijëra përdorues zënë vend në kategorinë “joaktive” dhe do të fillojë të suspendojë të gjithë ata.
Është thënë se me këtë lëvizje do të kursehen paratë e konsumatorëve. Netflixi kushton nga 6.7 euro deri në 13.4 euro në muaj, dhe kërkohen detajet se si do të bëhet pagesa që të regjistrohesh.
Kompania ka njoftuar se do t’i dërgohet paralajmërim personave që janë regjistruar me kredit kartela apo metoda tjera të pagesës, por nuk kanë shikuar ndonjë gjë nëpërmjet platformës për më tepër se një vit.
Po ashtu do të bëhet edhe me përdoruesit që kanë qenë duke paguar shërbimin, por nuk kanë shikuar ndonjë gjë në dy vjetët e fundit.
Përdoruesve do t’i dërgohet një njoftim dhe do të pyeten nëse duan të vazhdojnë me abonimin dhe ata që përgjigjen jo do t’u anulohet llogaria.
“Në Netflix, gjëja e fundit që duan është që njerëzit të paguajnë për diçka që nuk përdorin”, ka thënë shefi i inovacionit te Netflix, Eddy Wu.
Raportohet se njoftimet do të vijnë në ditët e ardhshme.
“Ne i kërkojmë të gjithëve që nuk kanë shikuar ndonjë gjë në Netflix për një vit të konfirmojnë nëse duan të vazhdojnë anëtarësimin”, ka thënë Wu.