7 Gusht, 2021 - 6:30 pm
Gazeta “New York Times” ka kapërcyer tetë milionë abonentë në faqen e saj në internet dhe botimin e shtypur dhe shpreson të ketë më shumë se 8,5 milionë të tillë deri në fund të vitit, sipas një deklarate të lëshuar sot.
“Qëllimi është të tërheqim po aq abonentë të rinj sa në vitin 2019 ose rreth një milion”, tha drejtoresha ekzekutive, Meredith Kopit Levien.
Dhjetë vjet pas fillimit të ofertës së saj dixhitale me pagesë, rreth 89 për qind e pajtimtarëve janë vetëm për produktet online.
Abonimet e reja dixhitale të regjistruara në tremujorin e dytë u ndanë midis faqeve të lajmeve (77 000 abonime të reja) dhe aplikacioneve të gatimit, lojërave dhe produkteve audio (65 000).
Nga ana financiare, grupi dyfishoi fitimin e tij neto gjatë kësaj periudhe, në 54 milionë dollarë, ndërsa qarkullimi i tij u rrit me 23 për qind për të arritur në 498 milionë dollarë.
Të ardhurat nga abonimet u rritën 16 për qind në 339 milionë dollarë dhe të ardhurat nga reklamat u rritën 66 për qind nga e njëjta periudhë e vitit të kaluar, kur ekonomia u ngadalësua për shkak të kufizimeve kundër pandemisë, në 113 milionë dollarë. / KultPlus.com