New York Times: Shqiptarët janë raca më e bukur në Europë

4 Janar, 2020 - 10:16 am

Gazeta e përditshme prestigjoze New York Times pati shkruar një artikull se “shqiptarët janë raca më e bukur në Evropë”.

Ky është konkluzioni i një shkrimi të publikuar më 21 maj të vitit 1911, e cila sillet tashmë sërish në vëmendje, transmeton KultPlus.

“Fizikisht shqiptarët janë raca më e bukur në Evropë. Gratë shqiptare janë shumë të bukura, me flokë të errëta dhe nganjëherë sytë e tyre janë gri. Ecja e tyre është një kënaqësi për t’u parë, kështu janë edhe vallet e tyre kur konkurruan në Serbi. Herën e parë që pashë vallen shqiptare, më dhanë një kënaqësi të veçantë”, shkruhej në “New York Times”.

Artikulli vlerëson edhe kërcimet tradicionale shqiptare, por nuk lë pas as bukurinë fizike dhe inteligjencën e meshkujve shqiptarë.

“Lëvizjet janë elegancë dhe tregojnë forcë. Po ashtu, ato janë shumë të bukura dhe shumë të talentuara. Ata janë si skocezët në shekullin e shtatëmbëdhjetë. Me këtë kuptoj që janë raca më e mirë nga inteligjenca dhe fiziku në Ballkan. Nëse shkoni në Kostandinopojë, ju do të gjeni njerëzit më të mirë, jo vetëm ushtarët, por edhe zyrtarë shqiptarë”, thuhen në shkrimin e “New York Times”. /albinfo/ KultPlus.com

Të ngjajshme