15 Shkurt, 2023 - 12:22 pm
Tashmë është bërë tradicionale që obelisku “NEWBORN” të ndërroj pamje në çdo përvjetor të pavarësisë së Republikës së Kosovës.
Edhe këtë vit, obilesku po merr pamje të re e për këtë ka njoftuar autori i këtij monumenti, Fisnik Ismaili.
Këtë vit ngjyrat e monumentit janë ato të flamurit të Kosovës – e kaltërta, e verdha dhe e bardha.
“New Born” është objekti më i njohur pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës më 17 shkurt 2008 dhe qysh nga viti 2013, ky momunent ndryshon pamjen në mënyrë që të përçojë mesazhe të ndryshme. / KultPlus.com