Nezir Kraki nderohet me çmim për guxim intelektual

11 Janar, 2020 - 7:42 pm

Kryesia e Shoqatës së Intelektualëve “Jakova” në Gjakovë ka propozuar prof. dr. Nezir Krakin që t’i ndahet titulli  ‘’Guximi intelektual‘’ për vitin 2019, shkruan KultPlus.com

Ky propozim është bërë nga prof. dr. Ruzhdi Sefa, kryetar i SH.I. ‘’Jakova’’. 

Nezir Kraki punon si profesor në  Universite Paris – EstCreteil (UPEC), Francë. Sipas komisionit të përbërë nga Qamil Haxhibeqiri, Malush Tullumi dhe Migena  Arllati, Kraki e meriton këtë titull falë angazhimit të guximshëm për drejtësinë dhe të vërtetën duke u bërë zë i fuqishëm dhe përkrahës i çështjeve jetike për qyetarin dhe vendin.

Nezir Kraki ështё person i njohur në opinion pёr veprimtarinё e tij ndёr vite. Ai me punёn dhe aktivitetin e tij, tё publikuar nё media nё vijimёsi ka dëshmuar mendim dhe qёndrim tё guximshёm lidhur me problemet e mёdha kombёtare, shtetёrore e shoqёrore.

Prof. Nezir H.Kraki, si intelektual është  i angazhuar me pjesëmarrje aktive në fushën publike. Madje angazhimi i tij ka qenë më gjithëpërfshirës me qëllim që të mobilizojë opinionin publik për çështje me rëndësi publike, por edhe për raste të veçanta që mund të kthehen në model për drejtësinë publike, padrejtësinë publike, apo mosdrejtësinë publike.

Prof. Nezir H. Kraki, ligjërues i shkencave politike në Universitetin e Parisit  këtë vit ishte mysafirë/ligjërues në Klubin e Debatit të Shoqatës sonë. Bosht i kësaj ligjërate ishte strategjia jonë kombëtare e shtruar si pyetje «Strategjia jonë kombëtare, a (s)e kemi një të tillë?» dhe ligjërata dhe diskutimi zgjoi shumë interesim pranë rrethit intelektual dhe shoqërisë civile jo vetëm në Gjakovë. Rekomandimet që dolen nga KLUBI I DEBATIT dhe qëndrimi i Shoqatës u bënë publike dhe në disa tryeza u cituan si të guximshme, të qëndrueshme dhe vizionare.

Po këtë vit nga Parisi prof Nezir Kraki ishte i ftuar në Kult Plus Caffe Gallery në  Prishtinë për një diskutim rreth artit dhe politikës, ai gjithashtu është edhe bashkëpunëtor mediumit KultPlus, duke qenë se Kraki merret edhe me shkrime letrare. Këtë vit ai poashtu ishte i ftuar në Tiranë si përkrahës i Lëvizjes për mbrojtjen e Teatrit kombëtar ku mbajti diskutim rreth çoroditjes së politikës shqiptare dhe devijimit të saj nga nevojat esenciale të qytetarëve. Në shtator të këtij viti Kraki u rikthye si diskutues në Tryezën tematike  në Shoqatën e Intelektualëve ‘Jakova’ në Gjakovë me temën : “Roli i mediave dhe i rrjeteve shoqërore në (ç)orientimin politik të opinionit”. Në të gjitha këto aktivitete ai dëshmoi nivelin e intelektualit të guximshëm. /KultPlus.com

Të ngjajshme