13 Mars, 2022 - 7:45 pm
Nga data 13 e deri më 20 mars do të mbahet edicioni i 22-të i Javës së Frankofonisë, e cila mbahet nën përkujdesjen e Ambasadës së Francës dhe partnerëve të saj, shkruan KultPlus.
Aktivitetet me rastin e Javës së Frankofonisë në Kosovë, mbahen në partneritet me Grupin e ambasadave frankofone në Kosovë, Ministrinë e Jashtme, Ministrinë e Arsimit, atë të Kulturës, Aleancën Franceze të Prishtinës, dhe partnerë të tjerë nga Kosova dhe Franca.
Prishtina dhe Prizreni do të jenë vendet ku do të zhvillohen aktivitetet në kuadër të Javës së Frankofonisë, ku do të ketë projekte, shfaqje dhe aktivitete të ndryshme ku do të mbretërojnë atmosfera festive, teatrale, energjike; dhe ende ia vlen ta ndajmë së bashku.
Ndryshe, Kosova që nga viti 2014 është anëtare e Organizatës Botërore të Frankofonisë. /KultPlus.com