21 Gusht, 2023 - 9:31 am
Komuna e Prishtinës ka njoftuar se nga sot do të fillojë zyrtarisht funksionimi i Dhomës së Monitorimit të Zhurmave, brenda lokaleve të Gastronomisë, shkruan KultPlus.
Në njoftim thuhet se në objektin e Inspektoriatit të Kryeqytetit, kjo nismë do të filloj të zbatohet në ora 10:30.
“E hënë, 21.08.2023,në ora 10:30, në objektin e Inspektoriatit të Kryeqytetit do të nis edhe zyrtarisht funksionimi i Dhomës së Monitorimit të Zhurmave brenda lokaleve të Gastronomisë”, thuhet në njoftimin e Komunës së Prishtinës.
Komuna e Prishtinës së bashku me përfaqësues të gastronomeve, para disa muajsh ka hartuar një rregullore sa i përketë zhurmës së krijuar nga lokalet në kryeqytet. Tash e disa muaj bizneset janë njoftuar për dënimet e mundshme të cilat mund të shqiptohen për ato lokale të cilat nuk i vendosin paisjet për matjen e zhurmës, si dhe ato që nuk e respektojnë rregulloren/KultPlus.com