15 Janar, 2021 - 2:54 pm
Viti 2020 si duket ka shërbyer edhe në kreativitetin e krijuesve të lojërave kompjuterike.
Viti që lam pas si duket ka shërbyer për të ngjallur edhe kreativitetin e krijuesëve të lojërave kompjuterike. Kjo, pasi tani ngjarjet që asuan vitin 2020 po reflektojnë edhe në formë dixhitale, si një mënyrë argëtuese, transmeton KultPlus.
Loja ‘2020 Game’ vjen si rrjedhojë e shumë ngjarjeve që ndodhën gjatë vitit 2020.
Në këtë lojë përfshihen ngjarjet si zjarret në Australi, pandemia e Covid19, rënia e tregut të aksioneve, karantinën, rritjen e rrjetit social TikTok, zgjedhjet në Shtetet e Bashkuara etj.
Përmes avatarit të lojës, lojtari do të udhëtojë përsëri përgjatë vitit 2020.
Avatari duhet të sigurohet që t’i shmanget spërkalës së virusit, në mënyrë që të mos infektohet, ose përndryshe humb lojën. / KultPlus.com