22 Gusht, 2020 - 6:00 pm
Është hapur festivali “ArchiTech”, që ka për qëllim ridizajnimin e hapësirave të gjelbra në komunën e Prishtinës.
Në kuadër të këtij festivali do të hulumtohen temat që lidhen me hapësirat publike, hapësirat e gjelbra, objektet ekologjike dhe trashëgimia arkitekturore.
Drejtoresha e “ArchiTech Festival”, Kosovare Sadiku, tha se synimi është përfshirja e sa më shumë qytetarëve në hapësira publike.
“Është mjaft e rëndësishme që përmes këtyre diskutimeve të arrihet një vetëdijësim më i lartë sa i përket përfshirjes së qytetarëve, por edhe mirëmbajtjes së këtyre hapësirave të përbashkëta”, tha ajo, raporton KP.
Ndërsa, përfaqësuesi nga Ndërmarrja Publike Banesore, Genc Blakaj, prezantoi dizajnimet që do të bëhen në kryeqytet.
Ky festival është organizuar nga Kuvendi Rinor i Prishtinës, me përkrahjen e komunës dhe do të zgjasë deri në muajin nëntor.