3 Nëntor, 2020 - 10:05 am
Greqia vendosi izolimin e Selanikut dhe zonave përreth si pasojë e koronavirusit.
Duke nisur prej orës 6 të mëngjesit të sotëm ndalohen aktivitetet e panevojshme, përjashtuar këtu marketet, furrat e bukës dhe farmacitë.
Ndalohet qarkullimi në rrugë pa një vërtetim dhe transporti për në ambientet e punës do të bëhet vetëm me leje te posaçme. Shkollat do qëndrojnë hapur por gjimnazet dhe sistemi universitar duhet të aplikojnë mësimin online.
Ky izolim është i ndarë me dy fasha orare që i takojnë ditës dhe natës dhe do të qëndrojë në fuqi për 14 ditë për të parë nëse do të ketë përmirësim në gjendjen me pandeminë.
Mbrëmjen e djeshme qindra qytetarë dolën në protestë kundër masave të qeverisë. / KultPlus.com