3 Qershor, 2024 - 9:59 am
Në Prishtinë do të nis Java e Krenarisë me sloganin ‘Kemi qenë dhe do t`jemi’. Sipas një komunikate për media nga Prishtina Pride, u tha se ky shënon edicionin e tetë të Javës së Krenarisë në Kosovë.
Hapja zyrtare e Javës së Krenarisë do të bëhet nën patronimin e Zyrës për Qeverisje të Mirë, të Drejta të Njeriut, Mundësi të Barabarta dhe Kundër Diskriminimit, duke filluar nga ora 18:00 në ndërtesën e Qeverisë së Kosovës.
Të pranishëm do të jenë: Habit Hajredini – Drejtor i Zyrës së Kryeministrit për Qeverisje të Mirë.
Fjalë rasti: Glauk Konjufca, Kryetar i Parlamentit të Republikës së Kosovës (TBC), Albulena Haxhiu, Ministre e Drejtësisë, Tomáš Szunyog, Shef i Zyrës së BE-së në Kosovë, Alyson Grunder, Zv. Ambasadore e Shteteve të Bashkuara në Republikën e Kosovës, Jonas Westerlund, Ambasadori i Suedisë në Kosovë, Arber Nuhiu, Drejtor Ekzekutiv i Qendrës për Zhvillimin e Grupeve Shoqerore -CSGD./KultPlus.com