27 Shtator, 2023 - 8:57 pm
Ministri i Kulturës, Hajrullah Ceku, ka njoftuar një zhvillim të rëndësishëm në ruajtjen e Lokalitetit Arkeologjik të Dresnikut, shkruan KultPlus.
Në një vendim të qeverisë, ka nisur procesi i shpronësimit të pronave brenda këtij lokaliteti arkeologjik.
Kjo nismë përputhet me një plan të përgjithshëm për menaxhimin, konservimin dhe promovimin e këtij lokaliteti, siç është biseduar në marrëveshjen e nënshkruar dje me Ambasadorin e Shteteve të Bashkuara, Jeffrey Hovenier, njoftoj ministri Çeku.
Lokaliteti Arkeologjik i Dresnikut paraqet historinë e pasur dhe të larmishme të Kosovës, dhe investimi në ruajtjen e tij pritet të tërheqë turistë, të forcojë industrinë e turizmit dhe të kontribuojë në zhvillimin ekonomik të rajonit. /KultPlus.com