24 Korrik, 2024 - 8:00 pm
Ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku ka bërë të ditur se përmes një investimi në vlerë 500 mijë euro ka filluar restaurimi i ndërtesës “Kazerma e vjetër”, në Prizren.
Ministri Çeku ka thënë se krahas ruajtjes së vlerave të monumentit, ndërhyrja do t’i shërbejë edhe funksionalizimit në dobi publike.
“Pas restaurimit, ndërtesa do të akomodojë institucionin e Arkivit ndër-komunal të Prizrenit, duke krijuar kushte të përshtatshme për ruajtjen e materialit arkivor” ka shkruar Minstri Çeku.