16 Korrik, 2024 - 9:20 pm
Ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku ka njoftuar se ka nisur restaurimi i i shtëpisë dhe odës së Haxhi Ahmetit në Remnik të Vitisë.
Ministri Çeku përmes një shkrimi në facebook ka thënë se asetet si shtëpia e Haxhi Ahmetit janë vlerë e shtuar e vendit dhe pasqyrë e trashëgimisë së pasur kulturore.
“Mbrojmë të kaluarën, sigurojmë të ardhmen.
Ka nisur restaurimi i shtëpisë dhe odës së Haxhi Ahmetit në Remnik të Vitisë, të ndërtuara në shek. XIX-të, shembull autentik i shtëpive të banimit të asaj periudhe.
Asete të tilla janë vlerë e shtuar e vendit tonë dhe pasqyrë e trashëgimisë sonë të pasur kulturore”, thuhet në njoftimin e ministrit Çeku.