8 Shtator, 2020 - 4:22 pm
Me mbështetjen e drejtpërdrejtë financiare nga Qeveria e Shqipërisë dhe e Kosovës, Këshilli Kombëtar Shqiptar sot ka filluar shpërndarjen falas të teksteve shkollore për nxënësit shqiptarë në Luginë të Preshevës.
Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme i Shqipërisë Gent Cakaj, njoftoi se do të shpërndahen rreth 20 mijë libra dhe do të përfitojnë 4 mijë nxënës shqiptarë.
“Kjo mbështetje do të kontribuojë në forcimin e arsimit në gjuhën shqipe e në rritjen e cilësisë së edukimit në Luginën e Preshevës. Përderisa mbetet ende shumë për t’u bërë, ne do të vazhdojmë me masa tjera për ta mbështetur pakursyer Luginën”.