29 Gusht, 2024 - 1:00 pm
Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit do të prezantojë së shpejti nismën “Ditët Kulturore Shqiptare 2025”, një hap ambicioz për të forcuar lidhjet me diasporën dhe për të promovuar trashëgiminë tonë.
Lajmi u bë i ditur nga zv/ministrja e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Lira Pipa në panelin e Diplomacisë Kulturore si pjesë Konferencës së Ambasadorëve “DIPLO 2024”.
Në këtë panel, ishin pjesëmarrës edhe tre ambasadorë të shquar të artit dhe kulturës shqiptare në botë: Lea Ypi, akademike dhe autore shqiptare, Ramë Lahaj, tenor i mirënjohur operistik dhe Profesor Matteo Mandala, studiues i letërsisë arbëreshe dhe asaj shqiptare.
“Diplo 2024” shërbeu si një platformë, për ambasadorët, artistët dhe përfaqësues të diasporës për të diskutuar dhe ndarë përvoja të suksesshme me vendin e origjinës dhe nxitjen e dialogut për sfidat dhe mundësitë në diplomacinë kulturore./atsh/KultPlus.com