17 Tetor, 2019 - 3:30 pm
Bashkia e Tiranës u bën thirrje banorëve të kryeqytetit që të bëhen pjesë e këtyre ditëve të festive kombëtare dhe të vendosin në ballkonet e shtëpive flamujt kuq e zi.
Në prag të 75-vjetorit të çlirimit, le të valëvisim në çdo ballkon Flamurin Kuqezi, në kujtim të dëshmorëve të cilët dhanë jetën për të ardhmen e Shqipërisë“, thuhet në nismën e Bashkisë.
Kryeqyteti ka hyrë në periudhën e festave kombëtare dhe do të fillojë shumë shpejt që të vishet edhe me ngjyrat e flamurit tonë kombëtar.
Festat e Çlirimit dhe Pavarësisë do të bëhen akoma më të bukura nëse secili prej nesh do të vendosë nga një flamur apo simbol kombëtar në dritaret dhe ballkonet e shtëpive, shton Bashkia e Tiranës.
Vendosja e flamujve në ballkonet e shtëpive në Tiranë prej vitesh tashmë është bërë traditë. / KultPlus.com