18 Tetor, 2020 - 7:35 pm
Një lemur 21-vjeçar që u zhduk nga kopshti zoologjik i San Franciskos, në fillim të kësaj jave, dhe u gjet falë një djali 5-vjeçar, pavarësisht se në ndjekje të tij ishte vënë edhe policia.
Të mërkurën, policia e San Franciskos lëshoi një deklaratë duke thënë se Maki, një lemur mashkull me bisht unaze, ishte larguar nga habitati i tij dhe ishte zhdukur.
Të enjten në mbrëmje, Maki ishte në Daly City, vetëm disa milje në jug të kopshtit zoologjik.
“Rreth orës 17:00, ne morëm një raport se ai ishte në zonën e sheshit të lojërave të një kishe luterane. Ne e mbajtëm atë derisa stafi nga kopshti zoologjik e çoi përsëri në habitetin e tij”, tha shkroi policia e Daly City.
Sipas ABC7 të San Franciskos, Maki u pikas nga një djalë 5-vjeçar, James Trinh, i cili pa kafshën e zhdukur.
Maki tani është kthyer në kopshtin zoologjik të San Franciskos.
“Thjesht po ndodhin shumë gjëra në botë tani, kështu që ishte mirë të kishim një lajm të mirë”, i tha Trinh ABC7.
“Ne mendojmë se ai u mor nga kopshti zoologjik, por ende nuk kemi marrë konfirmimin”, tha Ed Pool, kryetari i kopshtit zoologjik të San Franciskos.
”Incidenti mbetet një hetim i hapur dhe aktiv”, tha policia.
Asnjë arrestim nuk është bërë./ atsh/ KultPlus.com