17 Maj, 2023 - 10:30 pm
Një Citroën 2CV prej druri, që vlerësohet të jetë me vlerë midis 150,000 dhe 200,000 euro, do të dalë në ankand më 4 qershor në Francë, njoftoi sot shtëpia e ankandeve Aymeric dhe Philippe Rouillac.
“Është e vetmja makinë prej druri në botë në gjendje perfekte. Është një shitje e madhe. Është një makinë unike dhe një vepër arti”, tha Emerick Rouillac për AFP.
Kjo makinë daton në vitin 1955 dhe u ndërtua tërësisht nga druri i pemëve frutore nga marangozi francez Michel Robilliard. “La Belle Lochoise” është bërë nga druri i arrave, dardhave, mollës dhe qershisë.
Robiard, i cili kryesisht ndërtoi modele druri për Ferrarin, filloi të ndërtonte 2CV-në e tij në 2011.
“Kam kaluar pesë vite të jetës sime atje, 5000 orë punë, pasion, ditë dhe ndonjëherë natë. Dhe 2CV u largua nga punëtoria ime duke e drejtuar atë në shtator 2017”, tha pensionisti./ KultPlus.com