18 Dhjetor, 2022 - 10:38 pm
Nëse ndiqni garën më të famshme çiklistike në botë ”Tour de France” do të keni vënë re sasinë e ushqimeve të ngrëna nga çiklistët.
”Është e qartë se të ushqyerit luan një rol thelbësor në performancën përfundimtare”, shkruan focus. it.
Sa kalori djegin këta sportistë, protagonistë të një prej kompeticioneve më rraskapitës në botë?
Sipas atyre që janë munduar të bëjnë llogaritë, ato janë baraz me 120 ”Big Mac Menu”.
Çiklistët në ”Tour de France” transferojnë energjinë muskulore te pedalet.
Sa më shpejt të ndodhë ky çlirim i energjisë, aq më shumë energji gjenerohet dhe fuqia, domethënë sasia e energjisë së transferuar për njësi të kohës, matet në wat.
Një çiklist joprofesionist në formë të mirë mund të gjenerojë një fuqi prej 250-300 wat për rreth 20 minuta.
Në të njëjtën kohë, një çiklist i ”Tour de France” mund të arrijë mbi 400 wat, me kulme që arrijnë madje 1 000 wat për momente shumë të vështira si ngjitjet. /KultPlus.com