18 Korrik, 2021 - 3:30 pm
Kur Nelson Mandela ishte student, një profesor me mbiemrin Peters nuk e kishte fare qejf. Një ditë, Z. Peters po hante drekë në mensë, kur Mandela erdhi me tabakanë e tij dhe u ul ngjitur me profesorin, ai i tha: “Z. Mandela, ju nuk e kuptoni, një derr dhe një zog nuk ulen kurrë bashkë për të ngrënë.”
Mandela iu përgjigj me qetësi: “Mos u shqetësoni profesor, unë do të fluturoj larg,” dhe shkoi të ulem në një tavolinë tjetër.
Z. Peters i skuqur nga inati, vendosi të hakmerrej. Të nesërmen në klasë ai bëri këtë pyetje: “Z. Mandela, nëse do të ishit duke ecur në rrugë, dhe do gjenit një pako, dhe brenda saj ka një çantë më dije, dhe një tjetër me para, cilën do të zgjidhnit?”
Pa hezituar Mandela u përgjigj, “Atë me para, sigurisht”. Z. Peters, duke buzëqeshur, u përgjigj: “ Unë në vendin tënd do të kisha marrë atë me dije”.
Nelson Mandela ngriti shpatullat dhe u përgjigj: “Të gjithë marrin atë që nuk kanë”.
Z. Peters në këtë pikë e kishtë humbur toruan. Kaq i madh ishte zemërimi i tij, sa në fletën e provimit të Mandelës shkroi fjalën “IDIOT” dhe ia dha Mandelës.
Mandela mori fletën e provimit dhe u ul në bankën e tij dukë u përpjekur të ruante qetësinë, ndërsa mendonte lëvizjen e tij të radhës. Disa minuta më vonë, Nelson Mandela u ngrit, shkoi te profesori dhe i tha më një ton shumë të denjë e të sjellshëm: “Z. Peters, e keni firmosur fletën e provimit, por nuk më keni dhënë një notë”. /KultPlus.com